Ndërlidhjet

Janë përafruar qëndrimet për rezolutën e re për Sirinë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Diplomatët kanë thënë se fuqitë botërore janë afër arritjes së pajtimit për tekstin e një rezolute të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që kërkon nga qeveria siriane shkatërrimin e armatimit kimik të këtij shteti.

Delegacioni rus në OKB thotë megjithatë se nuk është arritur marrëveshje ende.

Ministrat e pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, janë takuar të mërkurën me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.

Rusisa i ka ezistuar deri më tash përpjekjeve të SHBA-ve dhe aleatëve të saj që në draft rezolutë të përfshihet një intervenim i mundshëm ushtarak sipas kapitullit VII të statutit të OKB-së nëse qeveria siriane dështon t’i realizojë obligimet e saj, sipas marrëveshjes ruso – amerikane.
XS
SM
MD
LG