Ndërlidhjet

Sulm me bombë në Athinë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një bombë e vogël ka shpërthyer para zyrës së taksave greke në një lagje të pasur të Athinës të enjtën, duke i shkaktuar dëme ndërtesës, por asnjë person nuk është lënduar, raporton Reuters.

Policia e ka rrethuar zonën në lagjën Kifissia, ku jetojnë shumë udhëheqës biznesesh dhe politikanë, pasi një person i pa identifikuar e ka thirrë në telefon një gazetë greke duke ju thënë se bomba do të shpërthente brenda 30 minutash.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, që sipas policisë ka qenë i vogël.

Rastet e tilla që realizohen nga grupe guerile janë të shpeshta në Greqi, shtet ky që po ka vështirësi ta tejkalojë krizën më të rëndë financiare në dekada.
XS
SM
MD
LG