Ndërlidhjet

Tërmet në Peru, nuk raportohet për të vdekur


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Autoritetet në Peru kanë thënë se ata e kanë shpëtuar një person që ishte bllokuar në një minierë të mërkurën pas një termeti të magnitudës, 7.0 që e goditi këtë vend duke shkaktuar rrëshqitje të tokës.

Tërmeti ka shkatrruar shkolla dhe shtëpi, ndërsa ka lënduar 17 persona në krahinat rurale.

Nuk raportohet për të vdekur, ndonëse më herët është thënë se tre persona e kanë humbur jetën pasi tërmeti kishte shkatërruar një minierë e cila operonte në mënyrë jo ligjore.

Këto tri viktima nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Dridhjet e tokës që ndodhën në afërsi të bregdetit jugor të Perusë, kanë shkatrruar 70 shtëpi e shkolla, raporton Reuters.

Monitorimi i shkatërrimeve dhe viktimave të mundshme në këtë rajon ka vazhduar deri në orët e vona të së mërkurës, sipas orës lokale.
XS
SM
MD
LG