Ndërlidhjet

Maduro ndjehet i kërcënuar të udhëtojë drejt Nju Jorkut


Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro e ka anuluar planin për të mbajtur fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, duke thënë se ai ka marrë kërcënime me vrasje.

Maduro të mërkurën ka cituar disa “provokime” që do të mund të kërcënonin “integritetin fizik” të tij.

Ai nuk ka pranuar që të komentojë më tutje këtë, por e ka drejtuar gishtin te dy zyrtarë amerikan që ai së fundi thotë po bëjnë përpjekje për shkatërrimin e qeverisë s tij.

Zyrtarët e përmendur amerikanë i kanë hedhur poshtë akuzat.


Edhe paraardhësi i Maduros, presidenti i ndjerë Hugo Chavez, rregullisht ka bërë akuza kundër asaj që i quante komplote amerikane.
XS
SM
MD
LG