Ndërlidhjet

6 të vrarë në Kashmirin indian


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Policia në zonën indiane të Kashmirit ka thënë se së paku gjashtë persona janë vrarë dhe të tjerë kanë pësuar lëndime serioze në një sulm që dyshohet se është kryer nga rebelët separatist në një stacion policor.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në qytezën e Hiranagarit në rajonin Jammu.

Policia thotë se sulmuesit kishin të veshur uniforma të ushtrisë indiane.

India dhe Pakistani kanë pretendime territoriale në tërë Kashmirin.

India e ka akuzuar Pakistanin se i përkrahë militantët islamik që e luftojnë regjimin indian në Kashmir për më shumë se dy dekada.
XS
SM
MD
LG