Ndërlidhjet

Në shitje shtëpia e fëmijërisë së Kurt Cobain


Rokeri i ndjerë, Kurt Cobain perforomon me Nirvanan gjatë ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards në vitin 1992
Rokeri i ndjerë, Kurt Cobain perforomon me Nirvanan gjatë ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards në vitin 1992
Shtëpia ku e ka kaluar fëmijërinë e tij, rokeri i ndjerë amerikan, Kurt Cobain ka dal në shitje në shtetin e Washingtonit.

Familja e vokalistit të grupit Nirvana, po kërkon gjysmë milioni dollarë për objektin, shumë kjo që është gjashtë herë më e madhe se sa vlera në treg.

Sipas agjentit shitës, Edward Fitz, shtëpia dy katëshe që gjendet në afërsi të Pyllit Kombëtar Olimpik, mund të hiqet nga vendi ku gjendet dhe të transportohet kudo.
XS
SM
MD
LG