Ndërlidhjet

Nis mbledhja e informacioneve për vrasjen e Senavicius


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Policia e Kosovës dhe EULEX-i nga sot do të shkojnë derë me derë për të mbledhur informacione rreth rastit të vrasjes së doganierit lituanez, Audrius Sevanicius.

Ky i fundit është vrarë javën e kaluar kur vargani i veturave me të cilin udhëtonte edhe Sevanicius ishte sulmuar në pritë, në afërsi të “Udhëkryqit të Banjskës”, rreth 7 km në veri të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Në një njoftim të EULEX-it, dërguar mediave thuhet se “që prej atëherë, PK-ja dhe EULEX-i kanë punuar shumë në përcaktimin e fakteve të këtij rasti. Sot, ata po e shpallin një përpjekje për sensibilizim, dhe do të shkojnë derë më derë, për t’i pyetur qytetarët nëse ju kujtohet ndonjë gjë për ngjarjet e javës së shkuar”.

Njoftimi thotë se policia do të shpërndajë një fletëpalosje, ku do t’iu bëhet apel qytetarëve që të kenë guxim për të ofruar informacione nëse kanë rreth vrasjes.

Rasti tashmë është duke u hetuar, ndërsa procesi po udhëhiqet nga një prokuror i EULEX-it në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Kjo është një prej iniciativave të radhës e cila do të zbatohet nga PK-ja dhe EULEX-i, me qëllim të mbledhjes së informacionit nga popullata lokale. Është kjo një praktikë standarde e praktikave policore dhe PK-ja dhe EULEX-i shpresojnë se dikush mund të ketë parë diçka, dhe se dikush do të thotë diçka”, thuhet në fund të njoftimit të EULEX-it.
XS
SM
MD
LG