Ndërlidhjet

Lavrov sërish akuzon rebelët sirianë për sulmin kimik


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Moska ka dëshmi “shumë të mira se lloji i gazit sarin që është përdorur në sulmin e 1 gushtit në periferi të Damaskut ka qenë i bërë në shtëpi.

Kështu Lavrov është munduar të bind opinionin se gazi në fakt është përdorur nga forcat rebele.

Në një intervistë për “Washington Post”, Lavrov ka thënë se konkluzionet e hetimit rus rreth sulmit në periferi të Damaskut, si dhe incidenti në Aleppo më 19 mars, janë “gjerësisht në dispozicion”.

Ai ka thënë se Rusia nuk ka asnjë raport të inteligjencës që nuk është ndarë me të tjerët deri më tash.

Ai gjithashtu ka thënë se “kjo dëshmi nuk është diçka revolucionare”. Ajo mund të gjendet në internet”.

Ai ka shtuar se Moska nuk dëshiron që ta dramatizojë së tepërmi anulimin e samitit në mes të presidentit amerikan, Barack Obama dhe homologut rus, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se marrëdhëniet bilaterale janë “më të gjëra se sa emocionet apo mëritë me njëri tjetrin”.
XS
SM
MD
LG