Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi në Bagdad, së paku 7 të vrarë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një sulm me bombë në afërsi të një tregu në Bagdadin jugor ka vrarë së paku shtatë persona, duke përfshirë edhe dy gra, ndërsa 15 të tjerë janë lënduar.

Policia ka thënë se një bomb e fshehur prapa një kiosku ka shpërthyer sot derisa turma njerëzish bënin pazarin në brendi të tregut në lagjën Dora të Bagdadit.

Iraku është duke u përballur me dhunën më të rëndë që prej vitit 2008 kur dhuna sektariane filloi të bie.

Më shumë se 680 persona janë vrarë vetëm këtë muaj, ndërsa më shumë se 4500 njerëz e kanë humbur që prej fillimit të këtij viti.
XS
SM
MD
LG