Ndërlidhjet

Assad: Sulmi amerikan ndaj Sirisë, ende i mundshëm


Presidenti sirian, Bashar al-Assad

Presidenti sirian, Bashar al-Assad

Presidenti Bashar al Assad ka thënë se ende është i mundshëm sulmi amerikan kundër Sirisë, megjithëse momentalisht po diskutohet një plan diplomatik ndërkombëtar për shkatërrimin e stoqeve të armatimit kimik të Sirisë.

Assad i ka thënë televizionin venezuelas se politika amerikane është që “të kalohet nga një agresion te tjetri”, duke e përmendur përfshirjen e SHBA-ve në Kore, Vietnam, Liban, Somali, Afganistan dhe Irak.

Assadi ka thënë se “kësaj here u përmend preteksti i armëve kimike, herën tjetër do të jetë diçka tjetër”.

Megjithatë, ai ka thënë se Siria mbetët e përkushtuar që të respektojë konventat ndërkombëtare për armatimin kimik që e ka nënshkruar në bazë të një marrëveshje amerikano – ruse, ndërsa nuk sheh asnjë “pengesë” për implementimin e saj.

Mirëpo, Assadi, ka thënë se ekziston një mundësi që “terroristët”, një term që regjimi sirian e përdor kur ju referohet forcave rebele, do i pengojë ekspertët ndërkombëtar që të kenë qasje në “disa vende”.
XS
SM
MD
LG