Ndërlidhjet

Mbreti spanjoll e kaloi me sukses operacionin


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Mbreti 75 vjeçar spanjoll, Juan Carlos duhet që të nisë të ec sërish me ndihmën e një shkopi të enjtën, dy ditë pas një operacioni që ja ka zëvendësuar ijën, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Mbreti është përmirësuar më shpejtë se sa që është pritur.

Monarku ka qenë në gjendje që të ngritet në këmbë, të bëjë disa hapa në dhomën e spitalit dhe të qëndroi i ulur për një periudhë të shkurtër të mërkurën, thuhet në një njoftim të spitalit ku është operuar ai.

Specialisti me bazë në SHBA , i ijëve, Miguel Cabanela, që e ka kryer operacionin duke ja vendosur ijën artificiale, vlerëson se mbreti mesiguri do të qëndrojë në spital për tetë deri në dhjetë ditë.

Monarku duhet t’i nënshtrohet një operacioni të ri që t’i vendoset një ijë permanente pas mbi tetë javësh.

Mjeku gjithashtu ka thënë se Juan Carlos mund të ngritet në këmbë dhe të ecë pa problem, gjashtë javë pas operacionit final.
XS
SM
MD
LG