Ndërlidhjet

KON s'ka problem me ligjet anti homoseksuale të Rusisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se është “tërësisht i kënaqur” që ligjet ruse që e ndalojnë “propagandën homoseksuale” nuk janë në kundërshtim me garancionet anti-diskriminuese të statutit olimpik.

Zyrtarët rusë insistojnë që ligji kundërthënës është i disenjuar që të mbrojë fëmijët dhe se nuk është diskriminues.

Udhëheqësi i Komisionit Koordinues të KON-it, Jean Claude Killy, duke folur të enjtën në Sochi ku do të mbahen Lojrat Olimpike dimërore në Rusi, ka thënë se ky komitet nuk ka të drejtë që të diksutojë ligjet e vendeve mikpritëse derisa ato nuk e shkelin qartë statutin e Olimpiadës.

Ndërtimet e fshatit olimpik janë ende në vijim e sipër, por Killy ka thënë se “Sochi nuk është aspak vonë” me përgatitjet dhe ka shtuar se “çdo gjë është vërtetë e mrekullueshme”.
XS
SM
MD
LG