Interpoli e ka paraqitur një fletarrest me të cilin kërkohet britanikja Samantha Lewthwaite, nofka e së cilës është “e veja e bardhë”, me kërkesë të autoriteteve të Kenias.
Policia ndërkombëtare, Interpol, tha sot se kjo grua është e kërkuar nga Kenia, e akuzuar për posedim të eksplozivit dhe për dyshimin për involvim në një komplot kundër një pushimoreje në këtë vend, në vitin 2011.
Lewthwaite ishte e martuar me njërin nga sulmuesit vetëvrasës, që e sulmuan rrjetin e transportit në Londër, në vitin 2005.
Në raportet e mediave është spekuluar për involvimin e saj të mundshëm në sulmin e javës së kaluar në një qendër tregtare në Najrobi, pasi një ministër i Kenias tha se një grua britanike ishte në mesin e sulmuesve.
Më vonë, autoritetet në Najrobi thanë se kjo nuk mund të konfirmohet, prandaj në fletarrestin e sotëm të Interpolit, nuk është përmendur sulmi në Najrobi.
Përgjegësinë për këtë sulm e kishte marrë grupi ekstremist Al-Shabab, me seli në Somali.