Ndërlidhjet

logo-print

Rohani: Asnjë vend nuk duhet të ketë armatim atomik


Hassan Rohani gjatë fjalimit të sotëm në Kombet e Bashkuara

Hassan Rohani gjatë fjalimit të sotëm në Kombet e Bashkuara

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se asnjë vend nuk duhet të ketë armatim atomik dhe ka bërë thirrje që Izraeli t’i bashkohet Marrëveshjes për Moszgjerim.

Presidenti Rohani, vendi i të cilit është i dyshuar nga perëndimi se synon prodhimin e armatimit atomik, i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për çarmatimin atomik se Izraeli duhet të lejoj që armatimi i tij i dyshuar bërthamor të jetë nën kontrollin ndërkombëtar.

Rohani tha se “asnjë vend nuk duhet të ketë armatim atomik”.

Izraeli kurrë në mëynrë zyrtare nuk ka pranuar se posedon armatim atomik.

Kjo deklaratë e zotit Rohani u bë para takimit të nivelit të lartë për programin atomik të Iranit, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, sonte më vonë.

Në këtë kuadër, pritet që ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, dhe me diplomatët nga Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania, i njohur si grupi i pesë fuqive botërore plus Gjermania.
XS
SM
MD
LG