Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Takimi Obama – Sharif në muajin tetor


Nawaz Sharif (majtas) dhe Barack Obama
Nawaz Sharif (majtas) dhe Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, do të takohen në fund të muajit tetor.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha sot se të dy liderët do të bisedojnë për ekstremizëm dhe siguri më 23 tetor në Uashington.

Mëtutje, në deklaratën e tij, theksohet se Obama pret që në takimin me Sharifin, “të avancohen interesat tona të përbashkëta për Pakistanin stabil, të sigurt dhe prosperues”.

Vizita e zotit Sharfi në Shtetet e Bashkuara, ishte shpallur në prag të takimit të presidentit Obama me kryeministrin e Indisë, Manmohan Singh, ditën e premte.

Gjatë viteve të fundit raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Islamabadit ishin tensionuar për shkak të vrasjes së Osama bin Ladenit, nga ana e Shteteve të Bashkuara, në Pakistan, në vitin 2011, dhe për shkak të sulmeve amerikane me aeroplanë pa ekuipazh përgjatë kufirit Pakistan - Afganistan.
XS
SM
MD
LG