Ndërlidhjet

Rusi: Dy muaj paraburgim për aktivistët Greenpeace


Aktivisti ndërkombëtar i organizatës Greenpeace mbahen në kafaz në një gjykatë ruse në Murmansk
Aktivisti ndërkombëtar i organizatës Greenpeace mbahen në kafaz në një gjykatë ruse në Murmansk
Një gjykatë në Rusi ka urdhëruar që kapiteni amerikan I anijes së organizatës Greenpeace, një fotograf rus dhe së paku gjashtë aktivistë të tjerë, të këtij grupi për mbrojtjen e ambientit, të paraburgosen për dy muaj, në pritje të hetimeve.

Këta aktivistë, ku përfshihen edhe shtetas nga Britania, Polonia, Kanadaja dhe Zelanda e Re, janë në mesin e 30 personave të arrestuar nga autoritetet e Rusisë, javën e kaluar, pasi ata protestuan kundër kërkimeve për naftë në Arktik, afër një platforme të kompanisë ruse, Gazprom.

Autoritetet e Rusisë, e okupouan anijen e organizatës Greenpeace dhe e drejtuan atë së bashku me 30 veprimtarë, për në portin rus, Murmansk.

Deri tash nuk janë paraqitur akuza kundër asnjërit prej aktivistëve, por disa raste të veprimtarëve ende po shqyrtohen në gjykatë.

Autoritetet e Rusisë, më herët, kanë thënë se ata mund të akuzohen edhe për pirateri.
XS
SM
MD
LG