Ndërlidhjet

Putin dhe Lukashenka i ndoqën ushtrimet ushtarake


Presidenti bjellorus Alyaksandr Lukashenka (djathtas) dhe presidenti rus Vlladimir Putin në Hrodno të Bjellorusisë me ç'rast i shikuan ushtrimet ushtarake

Presidenti bjellorus Alyaksandr Lukashenka (djathtas) dhe presidenti rus Vlladimir Putin në Hrodno të Bjellorusisë me ç'rast i shikuan ushtrimet ushtarake

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, dhe ai i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, e kanë shikuar ushtrimin ushtarak masiv të përbashkët, në të cilin janë të involvuar më tepër se 22 mijë ushtarë.

Ushtrimi gjashtëditësh me emrin West-2013, mbahet në dy terrene në Rusi dhe tri sosh në Bjellorusi.

Në të marrin pjesë edhe më se 500 automjete të blinduara dhe 90 aeroplanë, së bashku mje flotën detare ruse të Baltikut.

Sot ditën e fundit të ushtrimeve, ato u zhvilluan në Hrodna të Bjellorusisë dhe Kaliningrad të Rusisë.

Rusia dhe Bjellorusia rregullisht mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake, por kjo ishte hera e parë që ato u mbajtën në mënyrë simultane në të dy vendet.
XS
SM
MD
LG