Ndërlidhjet

Pakistan: Vështirësohen përpjekjet për shpëtim pas tërmetit


Disa njerëz nga rajoni i goditur nga tërmeti e marrin ndihmën e parë në një spital në qytetin Karaçi

Disa njerëz nga rajoni i goditur nga tërmeti e marrin ndihmën e parë në një spital në qytetin Karaçi

Vështirësitë për dhënien e ndihmës në vendbanimet e largëta dhe kërcënimet nga kryengritësit seperatistë, i pengojnë përpjekjet për shpëtim pas tërmetit masiv e të fuqishëm në provincën jugperëndimore Baloçistan të Pakistanit.

Zyrtarët thanë sot se numri i të vrarëve nga tërmeti me intensitet 7.7 shkallë, që e goditi këtë rajon ditën e martë, ka arritur në së paku 355.

Të plagosur janë më se 600 vetë.

Më se 1 mijë shpëtimtarë dhe ushtarë po përpiqen të arrijnë në zonën e shkatërruar në qarkun Awaran, por arritja e tyre ishte penguar nga sulmi me predha kundër helikopterit, ku ishte komandanti ushtarak i Pakistanit dhe shefi i agjencisë për situatat emergjente në këtë vend.

Ndaras, është sulmuar edhe një ekip i mjekëve në po këtë hapësirë.

Më se 100 mijë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë dhe mbi 300 mijë të tjerë janë prekur, nga ky tërmet i fuqishëm në Pakistan.
XS
SM
MD
LG