Ndërlidhjet

Tajlanda – shteti i 104-të që e njohu Kosovën


Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Shteti i Tajlandës është bërë vendi i 104-të që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Gjatë takimit të mbrëmshëm me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Nju Jork, zëvendëskryeministri Surapong Tovichakchaikul, e paraqiti njohjen zyrtare të shtetit të tij.

Ai tha se për këtë njohje qeveria e Tajlandës kishte vendosur më 24 shtator të këtij viti, njoftoi Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Të dy bashkëbiseduaesit u pajtuan që edhe formalisht t’i fillojnë marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Nju Jork, zoti Thaçi i ka pranuar edhe njohjet nga Grenada dhe Libia.
XS
SM
MD
LG