Ndërlidhjet

OKB: Arrihet pajtueshmëri për propozim rezolutën për Sirinë


Pamje pas një shpërthimi në një lagje të kryeqytetit Damask në Siri ku kryengritësit po luftojnë kundër regjimit të presidentit Barash al-Assad
Pamje pas një shpërthimi në një lagje të kryeqytetit Damask në Siri ku kryengritësit po luftojnë kundër regjimit të presidentit Barash al-Assad
Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë arritur pajtueshmëri për propozim rezolutën, që synon eliminimin e armatimit kimik të Sirisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kishin mospajtime të mëdha lidhur me atë se si ta arrijnë këtë eliminim dhe kjo i kishte zvarritur negociatat.

Sipas agjencive të lajmeve, propozimi nuk përfshinë ndonjë veprim direkt për sanksione ose aksion uhstarak, nëse Damasku dështon të bashkëpunoj me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Uashingtoni dhe Moska, për ta vënë nën kontroll ndërkombëtar amratimin kimik të Sirisë.

Një aksion i tillë raportohet se do të kërkonte një tjetër rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Votimi për këtë propozim rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të bëhet sot më vonë gjatë ditës.

Siria është pajtuar që të heqë dorë nga armatimi i saj kimik, pas kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara për aksion të mundshëm ushtarak, për shkak të sulmit me gazin sarin kundër civilëve në lagjet e kryeqytetit Damask, muajin e kaluar, për të cilin Uashingtoni thotë se i ka vrarë 1400 vetë dhe për këtë e ka fajësuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG