Ndërlidhjet

OKB: John Kerry u takua me ministrin iranian Zarif


John Kerry (majtas) dhe Mohammad Javad Zarif (djathtas) gjatë takimit në selinë e OKB-së në Nju Jork
John Kerry (majtas) dhe Mohammad Javad Zarif (djathtas) gjatë takimit në selinë e OKB-së në Nju Jork
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka mbajtur një takim me ministrin e jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, dhe tha se është i kënaqur me tonin e ri pozitiv nga Irani për programin e tij atomik të kontestuar.

Por, zoti Kerry ka theksuar se vetëm një takim me ministrin Zarif nuk do t’i ulë shqetësimet ndërkombëtare për synimet atomike të Iranit.

John Kerry tha mbrëmë vonë në selinë e Kombeve të Bashkuara se Irani duhet t’i ulë shqetësimet lidhur me programin e vet bërthamor nëpërmjet aksioneve.

Këto komente ai i bëri pasi ai dhe ministrat e jashtëm të katër vendeve të tjera anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara , plus Gjermania, u takuan me ministrin iranian Zarif, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kerry dhe Zarif pastaj u takuan shkurtazi prvatisht.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore u pajtuan që të takohet muajin e ardhshëm në Gjenevë për bisedime të mëtejshme.
XS
SM
MD
LG