Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Aktiviteti njerëzor – fajtor për nxehjen globale


Grafiku i nxehjes globale i publikuar në raportin e vitit 2007 të organizatës IPCC

Grafiku i nxehjes globale i publikuar në raportin e vitit 2007 të organizatës IPCC

Një raport i ri i një paneli të Kombeve të Bashkuara, i përbërë nga shkencëtarët e klimës, që aktivitetin njerëzor e fajëson se është shkaktari kryesor i nxehjes globale, është miratuar nga Paneli Ndërqeveritar Për Ndryshime Klimatike (IPCC).

Zëdhënësi i këtij paneli, Jonathan Lynn, tha se delegatët në takimin në Stokholm të Suedisë, në kuadër të Kornizës së Kombeve të Bashkuara për Konventën e Ndryshimit Klimatik, e kanë miratuar raportin e plotë.

Delegatët thanë se raporti, që pritet të publikohet më vonë gjatë ditës, thekson se pothuajse 95% të nxehjes globale është shkaktuar nga njerëzit. Kjo shkallë në raportin e mëparshëm, në vitin 2007, ishte 90%.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka bërë thirrje për një samit për ndryshimet klimatike, që do të mbahej në shtator të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG