Ndërlidhjet

Greenpeace: Ankesë ndaj burgosjes së aktivistëve në Rusi


Anija e organizatës Greenpeace në portin Murmansk në Rusi
Anija e organizatës Greenpeace në portin Murmansk në Rusi
Grupi për mbrojtjen e ambientit, Greenpeace, thotë se do ta apeloj vendimin e një gjykate ruse për ta burgosur shumicën e aktivistëve, të cilët kishin marrë pjesë në një protestë afër një plaftorme të naftës në Arktik.

Dje një gjykatë në Murmansk të Rusisë, i ka dënuar me paraburgim për dy muaj, 22 prej 30 aktivistëve të organizatës Greenpeace, që kishin protestuar afër një platforme, javën e kaluar.

Megjithatë kundër tyre nuk janë paraqitur akuza.

Në mesin e të arrestuarve është edhe fotoreporteri Denis Sinyakov.

Kundër burgosjes së tij ka reaguar organizata Reporterët pa Kufij, ndërsa disa media në Rusi, përfshirë edhe televizionin pritvat NTV, janë solidarizuar me fotoreporterin e burgosur duke i hequr të gjitha fotografitë nga faqet e tyre në Internet.
XS
SM
MD
LG