Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me bombë – 17 të vrarë


Personat e dërguar dërgohen në spital në qytetin peshavar
Personat e dërguar dërgohen në spital në qytetin peshavar
Nga shpërthimi i një bome afër një autobusi me zyrtarë qeveritarë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, janë vrarë së paku 17 vetë dhe plagosur 49 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi sot në qarkun Çarsada.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë tha se disa të plagosur, që ishin në gjendje kritike shëndetësore, janë dërguar në një spital në qytetin Peshavar.

Korrespondenti tha se i kishte parë gjashtë trupa të pajetë të dërguar në morgun e spitalit.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG