Ndërlidhjet

Londër: Të akuzuarit për vrasje thonë se nuk ndjehen fajtorë


Pamje nga ceremonia e varrimit të ushtarit Lee Rigby më 12 korrik 2013 në Londër
Pamje nga ceremonia e varrimit të ushtarit Lee Rigby më 12 korrik 2013 në Londër
Dy persona të akuzuar sot deklaruan se nuk ndjehen fajtorë lidhur me vrasjen e tmerrshme të një ushtari britanik afër kazerëmës së tij në një lagje të Londërs, në mes të ditës, më 22 maj të këtij viti.

Ushtari Lee Rigby, veteran i luftës në Afganistan, ishte therrë me thikë disa herë dhe ishte vrarë.

Të dyshuarit, Michael Adebolajo, 28 vjeçar, dhe Michael Adebowale (22), të dy myslimanë të konvertuar, pas sulmit ishin qëlluar nga policia dhe ishin dërguar në spital nën mbikëqyrjen e rojeve të armatosura.

Të dy u paraqitën në një gjykatë në Londër nëpërmjet një video lidhjeje.

Ata i kanë hedhur poshtë akuzat për vrasjen e policit dhe për konspiracion për ta vrarë oficerin e policisë.

E veja e ushtarit të vrarë kishte qarë në gjykatë.

Procesi gjyqësor kundër këtyre dy personave të akuzuar fillon më 17 nëntor.
XS
SM
MD
LG