Ndërlidhjet

Raporti: Nxehja globale e shkaktuar nga njerëzit


Kryesuesi i panelit Rajendra Pachauri duke e paraqitur raportin në Stokholm
Kryesuesi i panelit Rajendra Pachauri duke e paraqitur raportin në Stokholm
Një raport i ri i një paneli të shkencëtarëve të klimës në Kombet e Bashkuara, thotë se me gjasë “ekstremisht të mëdha” nxehja globale është shkaktuar nga njerëzit.

Në konkludimet e raportit, që është publikuar sot në Stokholm të Suedisë, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshime Klimatike (IPCC), i ka përdorë fjalët më të ashpra deri tash në vlerësimin e tij për gjendjen e klimës botërore.

Në këtë dokument theksohet se pjesa më e madhe e nxehjes globale është shkaktuar nga njerëzit, në shkallën 95%, derisa kjo shifër në raportin e mëparshëm të këtij paneli në vitin 2007, ishte 90%.

Në raport parashikohet që rritja e nivelit të detërave do të arrijë 26 - 28 centimetra, deri në fund të shekullit.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka bërë thirrje për një samit për ndryshimet klimatike, që do të mbahej në shtator të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG