Ndërlidhjet

Siri: Inspektimi i armatimit kimik fillon të martën


Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik (OPCW) ka bërë thirrje që inspektimet për arsenalin e armatimit kimik në Siri të fillojnë të martën dhe se do të kontrollohet secili vend i identifikuar se ishte i involvuar në armatim kimik.

Kjo organizatë zakonisht i kontrollon vendet që janë deklaruar nga shtetet anëtare.

Propozim plani për kontrollim do të diskutohet sonte më vonë gjatë ditës në një mbledhje në Hagë.

Kjo mbledhje po bëhet pasi pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, janë pajtuar për propozim rezolutën e Këshillit të Sigurimit, me të cilën synohet eliminimi i armatimit kimik të Sirisë.

Njëherësh, një ekip i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara në terren në Siri, ka njoftuar sot se po zhvillon hetime për shtatë raste të përdorimit të armatimit kimik, përfshirë edhe tri incidente afër kryeqytetit Damask, pas sulmit të 21 gushtit, i cili ka ndikuar që Shtetet e Bashkuara të kërcënohen me aksion ushtarak kundër Sirisë.
XS
SM
MD
LG