Ndërlidhjet

logo-print

Nju Jork: Kosova në takimin ministror të Kartës SHBA – Adriatiku


Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në takimin ministror të vendeve anëtare të Kartës Shtetet e Bashkuara – Adriatiku.

Mëtutje, Ministria e jashtme e Kosovës njofton se Kosova, Serbia dhe Gjeorgjia u ftuan në këtë takim, që kryesohej nga Mali i Zi, në cilësinë e vendeve vëzhguese. Ishin të pranishëm edhe ministrat e jashtëm të tri vendeve baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia.

Qëllim i këtij takimi ishte koordinimi më i mirë i aktiviteteve të vendeve të përmendura para Samitit të ardhshëm të NATO-s, në vjeshtën e vitit 2014.

Në takimin e mbajtur në Nju Jork, ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit, Phlip Reeker, i cili e ka shprehur bindjen se marrëveshja ndërmjet Kosovës e Serbisë është bazament i qëndrueshëm për paqe dhe siguri në rajon.

Ministri Enver Hoxhaj ka theksuar se Kosova nuk paraqet kërcënim për askend, por përkundrazi është faktor i paqes, që është konfirmuar edhe nga vetë NATO-ja.

“Kosova synon realicone kontraktuale me NATO-n, si vend, popullata e të cilit e ka përkrahjen më të madhe publike për aleancën veri-atlantike”, tha Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG