Ndërlidhjet

logo-print

EULEX: Zharko Veselinoviqit iu vazhdua paraburgimi


Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, e ka miratuar kërkesën e një prokurori të EULEX-it për vazhdimin e paraburgimit të Zharko Veselinoviqit, deri më 29 tetor të këtij viti.

Ky person është i dyshuar për disa vepra, përfshirë tentim për vrasje të rëndë dhe vjedhje të rëndë, ndërsa gjyqtari ka konstatuar se janë shtuar provat lidhur me akuzën për tentim vrasjen e dy policëve, njoftoi misioni EULEX.

Gjyqatari ka konsideruar se rreziku i arratisjes së Veselinoviqit është i lartë për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë, dhe për rrethanat lidhur me akuzat kundër tij.

Rrjedhimisht, gjyqtari konkludoi se rreziku i arratisjes mbetet në nivelin, për të cilin kërkohet masa e caktuar.
XS
SM
MD
LG