Ndërlidhjet

Pakistan: Numri i të vdekurve nga tërmeti arriti në 515


Pamje nga tërmeti në provincën Baloçistan në Pakistan

Pamje nga tërmeti në provincën Baloçistan në Pakistan

Numri i njerëzve të vdekur nga tërmeti në pjesën jugperëndimore të Pakistanit ka arritur në 515.

Kjo është konfirmuar nga zyrtari i lartë qeveritar në provincën Baloçistan, Babar Yaqoob, i cili e ka vizituar rajonin e qarkut të largët Avaran, që ishte epiqendër e tërmetit me intensitet 7.7 shkallë, ditën e martë.

Por, përpjekjet për shpëtim në rajon, po i pengojnë sulmet e kryengritësve separatistë në këtë hapësirë.

Sot ka pasur të shtëna kundër një helikopteri me ndihma.

Kryengritësit etnikë baloçë, po luftojnë për pavarësi nga Pakistani, të cilin ata e akuzojnë se po i vjedhë mineralet e shumta të Baloçistanit.
XS
SM
MD
LG