Ndërlidhjet

Verdikti për vdekjen e Jackson, ndikim në tërë industrinë argëtuese


Këngëtari i ndjerë amerikan, Michael Jackson
Këngëtari i ndjerë amerikan, Michael Jackson
Juria e ka në dorë vendimin për procesin e padisë që është bërë nga familja e këngëtarit të famshëm, Michael Jackson kundër promovuesit të koncerteve të tij në rastin që konsiderohet si “vdekje e padrejtë” e Jacksonit.

Verdikti që do të merret mund të ketë implikime të mëdha për mënyrën se si industria e argëtimit bën biznes me yjet më të njohura.

Procesi që ka zgjatur për 21 javë, dhe që e ka hapur edhe një dritare në jetën private dhe ditët e fundit të “Mbretit të Muzikës Pop”, nuk e ka vënë në gjykim vetëm promovuesin e koncerteve “AEG Live”, por në tërësi përformimet “live” të tërë industrisë së argëtimit, shkruan Reuters.
XS
SM
MD
LG