Ndërlidhjet

Aeroplani fluturon, pilotët në gjumë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Dy pilotë të një agjencia britanike gjatë një fluturimi të gjatë i ka zënë gjumi në kabinën e tyre, duke e lënë aeroplanin që të fluturojë me “autopilot”, pa mbikëqyrje.

Gazeta britanike, “The Sun” e ka publikuar lajmin për këtë ndodhi të enjten.

Kjo ka ndodhur në një aeroplan të llojit, Airbus 330 që fluturonte drejt Britanisë, por emri i agjencisë nuk është bërë i ditur.

Një nga pilotët eventualisht është zgjuar, dhe më pas ai e ka zgjuar edhe kolegun e tij, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e ka idenë se sa gjatë kanë fjetur derisa aeroplani fluturonte pa mbikëqyrje.
XS
SM
MD
LG