Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Shpërthim në Rankus, 30 të vrarë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Shpërthimi i një veture bombë ka vrarë së paku 30 persona të premtën në qytezën e Rankus, në veri të Damaskut, ka njoftuar Obzervatori Sirian për Të Drejtat e Njeriut.

Rankus është një qytezë më shumicë sunnite që e përkrahë luftën kundër presidentit sirian, bashar al Assad.

I njejti gjithashtu ka thënë se 11 persona të tjerë janë vrarë gjatë një sulmi ajror të regjimit sirian në Aleppo.

Agjencia shtetërore, SANA gjithashtu e ka raportuar lajmin për shpërthimin, mirëpo ka thënë se sulmi është bërë për shkak të problemeve brenda “grupeve terroriste” për ndarjen e armëve dhe municionit që përdoret kundër regjimit.

Më shumë se 110 mijë persona janë vrarë që prej fillimit të luftës në Siri në majin mars të vitit 2011.

Dhuna e cila ka filluar me protesta paqësore kundër regjimit të presidentit sirian al Assad, gjithashtu ka detyruar miliona njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa dy milionë të tjerë kanë dal jashtë kufinjëve sirian.
XS
SM
MD
LG