Ndërlidhjet

Edhe një tërmet i fuqishëm në Pakistan


Një i mbijetuar i tërmetit që ka ndodhur të martën në Pakistan.
Një i mbijetuar i tërmetit që ka ndodhur të martën në Pakistan.
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka dridhur një rajon tashmë të shkatërruar të Pakistanit jugperëndimor.

Instituti Gjeoligjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti prej 6.8 shkallësh të Richterit ka pasur epiqendrën në qarkun Avaran të provincës Baluçistan.

I njëjti rajon është goditur të martën nga një tërmet prej 7.7 shkallësh, i cili ka lënë mbi 500 persona të vdekur.

Nuk ka ende raporte për viktima nga tërmeti i fundit.
XS
SM
MD
LG