Ndërlidhjet

Arrestohen lideri dhe zëdhënësi i Agimit të Artë


Aktivistë të Partisë Agimi i Artë - foto arkivi.

Aktivistë të Partisë Agimi i Artë - foto arkivi.

Autoritetet greke kanë arrestuar sot dy zyrtarë të lartë të partisë djathtise Agimi i Artë.

Policia ka thënë se bëhet fjalë për liderin e partisë, Nikos Michaloliakos, dhe zëdhënësin Ilias Kassidiaris, të cilët akuzohen për formimin e një organizate kriminale.

Një zëdhënës i qeverisë ka refuzuar të komentojë për operacionin.

Arrestimet vijnë disa ditë pas vrasjes së aktivistit të krahut të majtë, Pavlos Fissas, nga një anëtar i dyshuar i Agimit të Artë.

Therja për vdekje e Fissas, më 17 shtator, ka shkaktuar protesta të dhunshme në Athinë.

Partia ka mohuar përfshirjen në vrasje.

Agimi i Artë, i cili ka rrënjë neo-naziste, ka hyrë për herë të parë në Parlamentin grek në maj të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG