Ndërlidhjet

Kabuli i gatshëm për tërheqjen e trupave të huaja


Zalmai Rassoul

Zalmai Rassoul

Ministri i Jashtëm i Afganistanit, Zalmai Rassoul, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për tërheqjen e trupave të huaja.

Duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka paralajmëruar se terrorizmi dhe ekstremizmi mbeten kërcënime.

Rassoul ka thënë se pas më shumë se tre dekadash konflikt, vendi i tij është “një demokraci në zhvillim, me institucione shtetërore që funksionojnë”.

Ai ka vënë theksin edhe mbi zhvillimin e policisë dhe të ushtrisë afgane, të cilat "do të jenë të gatshme" për marrjen e përgjegjësive të plota pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare në fund të vitit 2014.

Rassoul ka thënë se qeveria e tij është po ashtu duke punuar për pajtim me talibanët.
XS
SM
MD
LG