Ndërlidhjet

Në Kinë shpëtohen mbi 90 fëmijë të rrëmbyer


Ilustrim
Ilustrim
Më shumë se 90 fëmijë dhe dy gra janë shpëtuar në Kinë nga rrëmbyesit që planifikonin t’i shisnin.

Mediat shtetërore kanë thënë se janë arrestuar 301 të dyshuar në 11 provinca.

Ato nuk kanë bërë publike datën e saktë se kur janë shpëtuar fëmijët dhe kur janë bërë arrestimet.

Kina ka trumbetuar zëshëm suksesin e saj në parandalimin e rrëmbimit dhe të shtijes së fëmijëve dhe grave.

Në vitin 2011, policia ka thënë se ka shpëtuar mbi 13,000 fëmijë të rrëmbyer.

Preferenca tradicionale për djemtë, sidomos në zonat rurale, dhe politikat e rrepta për lindjen e vetëm një fëmije i kanë kontribuar rritjes së trafikimit të fëmijëve dhe grave në vitet e fundit në Kinë.
XS
SM
MD
LG