Ndërlidhjet

Rohani pritet me “këpucë” dhe “falënderime”


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Protestuesit iranianë kanë hedhur këpucë dhe ve në konvojin e presidentit Hassan Rohani në Teheran, pas kthimit të tij nga Nju Jorku, ku ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë udhëtimit të tij, Rohani ka bërë deklarata më të zbutura për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Kjo ka kulmuar me një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e cila ka qenë e para e nivelit të tillë në më shumë se 30 vjet.

Krahas kundërshtarëve, në aeroportin e Teheranit janë mbledhur edhe mbështetës të Rohanit, të cilët “kanë falënderuar presidentin”.
XS
SM
MD
LG