Ndërlidhjet

Aeroplani kroat ateron “me hundë”


Ilustrim
Ilustrim
Një aeroplan i kompanisë kroate “Croatia Airlines” ka ateruar “me hundë” në aeroportin më të madh të Cyrihut, për shkak të problemeve teknike.

Ulja emergjente ka ndodhur mbrëmë, pas orës 20:00.

Në aeroplan gjendeshin 60 udhëtarë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, por askush nuk është lënduar.

Mediat kroate thonë se aksidenti ka ndodhur për shkak se aeroplani nuk ka arritur që t’i nxjerrë rrotat e përparme dhe është ulur vetëm me rrotat e fundit.

Hetimet e ngjarjes tashmë kanë nisur.
XS
SM
MD
LG