Katërshja paqedashëse e Lindjes së Mesme u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të demonstrojnë seriozitetin e tyre për arritjen e një zgjidhjeje paqësore në vitin e ardhshëm.
Duke u takuar në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, diplomatët e OKB-së, SHBA-së, Rusisë dhe Bashkimit Evropian kanë thënë se të dyja palët duhet të ndërmarrin “çdo hap të mundshëm” për t’i bërë të suksesshme negociatat e ndërmjetësuara nga Uashingtoni.
Katërshja po ashtu u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga çdo aksion që do të minonte besimin apo do të paragjykonte rezultatin e bisedimeve.
Rrethi i ri i bisedimeve ka nisur këtë vit.