Ndërlidhjet

Arrestohen disa zyrtarë të lartë të Agimit të Artë


Ilustrim

Ilustrim

Policia greke ka arrestuar të shtunën liderin e partisë djathtiste Agimi i Artë, dy ligjvënës dhe disa anëtarë të tjerë të këtij subjekti.

Udhëheqësi i partisë, Nikolaos Mihaloliakos, zëdhënësi Ilias Kasidiaris, dy ligjvënës dhe dhjetë anëtarë janë kapur nën akuzat se kanë themeluar një organizatë kriminale.

Arrestimet vijnë disa ditë pas vrasjes së aktivistit të krahut të majtë, Pavlos Fissas, nga një anëtar i dyshuar i Agimit të Artë.

Therja për vdekje e Fissas, më 17 shtator, ka shkaktuar protesta të dhunshme në Athinë.

Partia ka mohuar përfshirjen në vrasje.

Agimi i Artë, i cili ka rrënjë neo-naziste, ka hyrë për herë të parë në Parlamentin grek në maj të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG