Ndërlidhjet

FIFA dënon Ukrainën me lojë pa publik


Ilustrim
Ilustrim
Ukraina do të luajë pa publik ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës, pasi tifozët e saj janë akuzuar për gjeste raciste gjatë lojës me San Marinon, e cila është zhvilluar në qytetin Lviv më 6 shtator.

FIFA po ashtu ka ndaluar stadiumin në Lviv nga mikpritja e të gjitha ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror të 2018-ës, për shkak të incidenteve.

Ndeshja kualifikuese e Ukrainës do të jetë me Poloninë dhe do të zhvillohet më 11 tetor.

Federata e Futobollit të Ukrainës është gjobitur po ashtu me 45,000 franga zvicerane.

Gjatë lojës me San Marinon, tifozët ukrainas kanë bërë gjeste majumunësh dhe përshendetje naziste.
XS
SM
MD
LG