Ndërlidhjet

Shtohen masat e sigurisë në prag të Miss Botës


Bali
Bali
Autorietet e Indonezisë kanë shtuar masat e sigurisë në ujdhesën Bali, në prag të shpalljes së Miss Botës.

Gara për më të bukurën e globit ishte planifikuar të mbahej në Xhakartë, por për shkak të kërcënimeve të grupeve islamiste është bartur në Bali.

Me gjithë paralajmërimet e ekstremistëve se do të pengojnë cermoninë e sotme, policia ka thënë se tash për tash nuk ka ndonjë protestë.

Lëvizja islamike Hizb ut-Tahrir ka kërkuar nga qeveria që të anulojë garën duke thënë se ajo është në kundërshtim me rregullat e Islamit.

Në përgjigje të protestave, organizatorët e Miss Botës kanë hequr nga gara parakalimin e bukurosheve me rroba të banjos.
XS
SM
MD
LG