Ndërlidhjet

Rama mban fjalim në OKB


Edi Rama - foto arkivi

Edi Rama - foto arkivi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ka shprehur vendosmërinë e qeverisë së tij për të bërë ndryshimet e nevojshme, me qëllim anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria është një vend i vogël, por me potencial të madh. Ne kemi një rrugë të gjatë përpara dhe sfida jonë është ndryshimi. Korrupsioni largon industrinë dhe bizneset dhe ne jemi të angazhuar që ta luftojmë”, ka deklaruar Rama.

“OKB është një ndër institucionet më të fuqishme në botë, por për ne e rëndësishme është edhe BE-ja. Jemi të vendosur për të bërë ndryshimet e duhura për t’u anëtarësuar në BE”, ka thënë Rama, raportojnë mediat në Tiranë.

Rama ka marrë këtë muaj postin e kryeministrit, pasi koalicioni i tij socialist ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.
XS
SM
MD
LG