Ndërlidhjet

Qeveria e Tunizisë pranon të japë dorëheqje


Protesta antiqeveritare në Tunis - foto arkivi

Protesta antiqeveritare në Tunis - foto arkivi

Partia që mban pushtetin në Tunizi është pajtuar të japë dorëheqje.

Bashkimi i Sindikatave UGTT, që ka ndërmjetësuar bisedimet midis qeverisë dhe opozitës, ka thënë të shtunën vonë se Partia Ennahda është pajtuar për negociata me kundërshtarët laikë, të cilat mund të nisin javën e ardhshme.

Ennahda do të japë dorëheqje pasi bisedimet të shtrojnë udhën për një administratë të tranzicionit dhe për zgjedhje parlamentare e presidenciale.

Bisedimet synojnë t’iu japin fund javëve të trazirave, që kanë përfshirë qeverinë e udhëhequr nga islamikët dhe partitë opozitare, pas vrasjes së politikanit laik, Mohammed Brahmi, më 25 korrik.
XS
SM
MD
LG