Ndërlidhjet

Sulm në një treg të Pakistanit, mbi 30 të vrarë


Pakistan
Pakistan
Së paku 31 persona kanë humbur jetën nga sulmi me bomba në një treg të Pakistanit.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Peshauar dhe po ashtu ka plagosur dhjetëra persona.

Burimet zyrtare thonë se në mesin e të vrarëve janë gjashtë fëmijë dhe dy gra.

“Ka qenë shpërthim i madh. Ka pasur shumë tym. Gjithçka është errësuar”, ka përshkruar një dëshmitar ngjarjen.

Ky është sulmi i tretë i fuqishëm që godet Peshauarin brenda një jave.

Dhuna ndodh në kohën kur qeveria po bën përpjekje të nisë bisedimet e paqes me talibanët pakistanezë.
XS
SM
MD
LG