Ndërlidhjet

logo-print

Italia në krizë qeveritare


Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.

Qeveria e Italisë është futur në krizë, pasi pesë ministra të partisë së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi kanë dhënë dorëheqje.

Kryeministri Enrico Letta ka akuzuar Berlusconin për veprime “të çmedura”, që synojnë të mbulojnë aferat e tij personale.

Berlusconi ka kërkuar nga anëtarët e partisë së tij që të japin dorëheqje nëse qeveria nuk anulon një rritje në tatimin mbi vlerën e shtuar.

Presidenti Giorgio Napolitano duhet të vendosë nëse qeveria aktuale mund të shpëtohet apo duhet të mbahen zgjedhje të reja.
XS
SM
MD
LG