Ndërlidhjet

Një i lënduar nga shpërthimi në Shtërpcë

  • RFE /RL

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës

Në Shtërpcë ka ndodhur sot një eksplodim, me ç’rast është lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një rrugicë afër Stacionit Policor.

“Ka ndodhur një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, një shpërthim, me ç'rast një person, i cili ka qenë në atë moment duke dalë nga një kafeteri, është lënduar në këmbë. I njëjti është dërguar për mjekim në Graçanicë, e më pas në Mitrovicë. Ka edhe dëme të tjera anësore. Janë dëmtuar disa dritare dhe fasada e Stacionit Policor".

"Policia ka pistën e hetimeve, kemi një person të dyshuar, i cili është në kërkim nga policia. Shkaku apo motivi i këtij rasti mund të jetë se i njëjti person rreth orës 2 ka pasur një problem me policinë, të cilit i janë konfiskuar tabelat dhe dyshojmë që ky është personi i dyshuar për rastin në fjalë”
, ka deklaruar Gashi.(a. konushevci)
XS
SM
MD
LG