Ndërlidhjet

Sot është Dita Ndërkombëtare e Zemrës. Ajo shënohet çdo vit në të dielën e fundit të shtatorit, për të informuar njerëzit rreth sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat janë shkaktari më i madh i vdekjeve në botë.

Ngjarja po ashtu synon të nxisë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e këtyre sëmundjeve.

Qeveritë dhe organizata joqeveritare në mbarë botën organizojnë aktivitete të ndryshme që përfshijnë ecje, bisedime publike, koncerte e të tjera.
XS
SM
MD
LG