Ndërlidhjet

Mbi 50 të zhdukur nga mbytja e anijes në Indonezi


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e Indonezisë thonë se ka pak shpresa për të gjetur të mbijetuar nga anija që është mbytur në brigjet e këtij vendi, duke lënë 50 persona të vrarë ose të zhdukur.

Deri më tash janë konfirmuar të vdekur 21 persona, në mesin e tyre shtatë fëmijë.

Anija, e cila bartte azilkërkues nga Libani, Iraku dhe Irani, është mbytur të premten, derisa lundronte drejt Australisë.

Të gjallë janë gjetur 28 persona dhe ata pritet të dërgohen në qendrat e azilit në Indonezi.
XS
SM
MD
LG